Lajme

Në Dibër -7°C, ikin shirat, rikthehen ngricat

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e mërkurë parashikohet i kthjellët, me përjashtim të zonave malore ku vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare. Prej mesnatës e deri afër mëngjesit, parashikohet borë lokale e dobët në zonat malore.

Për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen ngrica në rrugë të cilat do të mbesin dhe gjatë ditës në zona të thella malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndimor, e vrullshme dhe me rrahje përgjatë gjithë zonave bregdetare dhe luginave me shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-5 ballë me lartësi vale 1.8-3.5m.

Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Shkodër -1/8 re diell Kukës -4/1 re diell Lezhë 2/8 re diell Dibër -7/0 re diell Durrës 3/9 re diell Tiranë -1/8 re diell Elbasan -2/7 re diell Berat -3/7 re diell Vlorë 2/9 re diell Korçë -6/0 re diell Gjirokastër -3/6 re diell Sarandë 3/9 re diell.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close