Lajme

Në Durrës nis shembja e disa banesave dhe bizneseve/ Banorët: Ne jemi votues të PS

Banorët e ish-zonës së Kënetës kanë dalë në protestë ditën e sotme pasi po u shemben banesat dhe bizneset e tyre. Prej disa vitesh në këtë zonë ka filluar një investim për projektin që ka qëllim ndërtimin e një rruge.

Por banorët e kanë marrë vesh këtë vendim vetëm në çastin që kanë parë se banesat e tyre po shembeshin. Banorët thanë se në lidhje me këto prishje dhe këtë investim nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar dhe ende nuk e dinë si do të zhvillohet ndërtimi i rrugës.

Ata shprehen se nuk e dinë as se çfarë do ndodhë me fatin e banesave dhe bizneseve të tyre pasi edhe pse ishin votues të PS, nuk e prisnin një gjë të tillë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: