Categories Lajme

“Në fundjavë do të ketë reshje shiu intensive”, IGJEUM: Ka rrezik për përmbytje

IGJEUM ka paralajmëruar reshje intensive në fundjavën që po vjen. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël.

Këto reshje do të sjellin rritje në prurje të lumejve Drin-Buna dhe Vjosa, si dhe rritje e nivelit të Liqenit të Shkodrës, duke shtuar se në pjesët e sipërme të banesave lumorë, pranë lumejve të sipërpërmendur, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël, duke nënkuptuar rrezik përmbytjeje.

Njoftimi i IGJEUM: Reshjet që pritet të jenë intensive kryesisht në fundjave pritet të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël.

“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 23-26 Janar 2021 priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet”.

Reshjet Sot pasdite (e mërkurë, dt. 20) dhe nesër (e enjte, dt. 21) priten reshje mesatare në qarkun Shkodër, reshje të dobëta por lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë në formë dëbore në lartësitë 300 mbi nivelin e detit.

Temperaturat Nesër (e enjte, dt. 21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 / 14 °C në vendet e ulëta: 5 / 15 °C në vendet malore: -1 / 7 °C Era Sot pasdite (e mërkurë, dt. 20) dhe nesër (e enjte, dt. 21) era pritet të fryjë e lehtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME