Grupi për PD-në do të shpallë të premten dy emra të tjerë që do të garojnë përballë Lulzim Bashës për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
“Vizion Plus” mëson se bëhet fjalë për demokratët Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi, të cilët janë ndër zërat më kritikë të Bashës, pas humbjeve të njëpasnjëshme të zgjedhjeve.
Deri tani në garë ishte vetëm Fatbardh Kadilli. Zgjedhjet për kryetar në PD do të mbahen në datën 13 qershor.