Categories Lajme

Në hetim nga SPAK 14 zyrtarë e tregtarë. Çfarë u zbulua nga prokurorët

Oficerët e Seksionit kundër Korrupsionit në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me SPAKun, zhvilluan paraditen e djeshme një operacion, duke ekzekutuar 14 masa sigurie për zyrtarë të Inspektoratit Shëndetësor dhe Institutit të Higjienës. Vetëm dy prej tyre u arrestuan, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë. Për të tjerët është ekzekutuar masa “Arrest shtëpie” dhe “Pezullim të ushtrimit të detyrës”. Burime nga Policia thanë se janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për Niko Nikën dhe Hazis Lurën, “Arrest në shtëpi” për Eda Myftarin, Ihsan Hasanin, Franc Daijan, Ilir Hoxhën, Johana Sinanin, Arjan Gjokën, Evald Bejajn, si dhe “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për Luiza Metanin (Godunin), Diana Hysin dhe Marinela Sulminën (Hysin).

Funksionarët publikë akuzohen për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer më shumë se një herë dhe “Shpërdorim detyre”.

HETIMI Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Seksionin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, në kuadër të procedimit penal nr.61 të vitit 2020, ka zhvilluar prej disa muajsh hetime proaktive për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, më shumë se një herë dhe kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259 e 25 të Kodit Penal; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Janë në hetim 14 persona, nga të cilët, 5 inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Tiranë; një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Tiranë; 8 punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë; si dhe administratorë e përfaqësues të subjekteve të ndryshëm tregtarë. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 2 persona ka vendosur masat “Arrest në burg” në mungesë, për 9 të tjerë “Arrest shtëpie” dhe për 3 persona masën “Pezullim i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik”.

Të gjitha këto masa janë ekzekutuar nga Policia. Akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer më shumë se një herë dhe “Shpërdorim detyre”.

SHOQERIMET Burime nga Policia thanë se 14 personat që u hetuan prej muaj nga SPAK-u janë shoqëruar për shkak se lëshonin libreza shëndetësore në mënyrë abuzive të pakontrolluara.

Personat nën hetim, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, janë pesë inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Tiranë, një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, tetë punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë, si dhe administratorë dhe përfaqësues të subjekteve tregtare të ndryshme.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar ka vendosur caktimin e masave të sigurimit “Arrest në burg” për dy persona, “Arrest shtëpie” për nëntë persona, si dhe “Pezullim nga puna” për tre persona nën hetim.

PERSONAT NE HETIM

1. Niko Nika, “Arrest në burg”

2. Hazis Lura, “Arrest në burg”

3. Eda Myftari, “Arrest shtëpie”

4. Ihsan Hasani, “Arrest shtëpie”

5. Franc Daija, “Arrest shtëpie”

6. Ilir Hoxha, “Arrest shtëpie”

7. Johana Sinani, “Arrest shtëpie”

8. Arjan Gjoka, “Arrest shtëpie”

9. Evald Bejaj, “Arrest shtëpie”

10. Luiza Metani (Goduni), “Pezullim të ushtrimit të detyrës”

11. Diana Hysi, “Pezullim të ushtrimit të detyrës”

12. Marinela Sulmina (Hysi), “Pezullim të ushtrimit të detyrës”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME