Categories Lajme

“Ne ishim duke ngrënë bukë kur…”. Çifti rrëfen tm.errin që kaluan: Bërtisnin ****, në kërkojmë vetëm…

Një gr.abitje me ar.më ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Nr.3 të qytetit të Korçës. Një çift të moshuarish janë dhunuar dhe grabitur me armë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa nga banesa e të moshuarve janë marrë një sasi lekësh, kursime të çiftit si dhe unazat e floririt që mbanin në duar. Mësohet se në banesën e familjes Rapo janë marrë 900 mijë lekë të vjetra. Dy të moshuarit kanë qenë të vetëm në banesë, ndërsa fëmijët e tyre ndodhen në emigracion. E moshuara ka patur tronditje të rëndë psikologjike ndaj është dërguar në spital ku ka marrë mjekim . “Dy persona me maskë, armë dhe thikë u futën nga dera e pasme. Na kërcënuan dhe goditën. Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë ndërsa gruan Afërdita në krahë dhe këmbë. Na nxorrën edhe thikën. Bërtisnin lekët lekët. Thoshin se jemi nga Elbasani. Pasi morën lekët e pensionit iu treguam edhe kursimet. Ata kërkonin lekë të tjera. Iu dhamë unazat e floririt. Na lidhën më pas kërkonin lekë të tjera. Jemi të tmerruar. Gruaja është e sëmurë me diabet dhe tension. Është e tmerruar. Ndodhet akoma në spital. Kërkojme të kapen autorët”, është shprehur Foni Rapo.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: Më datë 14.10.2019, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3, dy persona ende të pa identifikuar, dyshohet se njëri kishte armë zjarri tip pistoletë kanë hyrë në banesën e shtetasve F.R dhe A.R, rreth 85 vjeç, duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME