Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Italia, kapet në Tiranë 42-vjeçari (Emri)

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ai është dënuar me 13 vite burg në Itali për trafik droge dhe pjesë e grupit kriminal. Në pranga është vendosur shtetasi Lulzim Halili, i cili do të ekstradohet në drejtim të Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Aostës në Itali, e ka dënuar me 13 vite dhe 4 muaj burg. Sipas policisë, ai është dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Njoftimi i policisë: Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Aosta”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana. Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Lulzim Halili, 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close