Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Britani/ Udhëtoi nga Rinasi drejt Gjermanisë, arrestohet shqiptari

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermanë në aeroportin Karlsruhe Baden-Baden, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Lajmi është bërë publike nga mediat gjermane.

31-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka fluturuar nga Rinasi drejt Gjermanisë, ndërkohë që kishte arritur që të kalonte kufirin, edhe pse rezultonte në kërkim.

Tashmë i riu shqiptar ndodhet në paraburgim në Gjermani, në pritje të ekstradimit në Britaninë e Madhe (BWeb)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close