
Ndonëse Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe prokuroria dhe policia po hetojnë për të zbuluar mbi fatin e të shumëkërkuarit të drejtësisë, dje kushëri i tij është arrestuar.
Bëhet fjalë për shtetasin Emiljano Nina, i cili është kapur dje nga blutë e Tiranës në rrugën e Barrikadave. Arrestimi i Ninës, është bërë i mundur pasi ishte shpallur në kërkim rreth një javë më parë nga policia pasi akuzohet për mashtrim.
Nina i kishte marrë makinën një personi dhe më pas nuk ia kishte kthyer më. Raportohet se Nina nuk është një emër i panjohur për policinë pasi është një person me precedentë të mëparshëm të theksuar kriminal.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin E. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 31.03.2023, kanë bërë kallëzim dy shtetas se shtetasi E. N., ka marrë nëpërmjet mashtrimit, një automjet tip “Smart”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.