Categories Lajme

Në kërkim prej 4 muajsh, Shoqërohen skafistët që tentuan të trafikojnë klandestinë në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar 5 persona, të shpallur në kërkim që prej 4 muajsh. Shtetasit në fjalë akuzohen për tentativë të kontrabandimit të migrantëve drejt Italisë. 4 prej tyre ishin me detyrë roje bregdetare.

Vlorë,  Vijon operacioni për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim të migrantëve nga vendet e treta në drejtim të Italisë, i zhvilluar 4 muaj më parë. Në kudër të këtij operacioni janë vënë në pranga, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim, 5 shtetas të shpallur në kërkim, me detyrë roje bregdetare.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë̈ Vendore të Policisë̈ Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë̈ së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një̈ pune intensive hetimore disamujore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bënë ndalimin e shtetasve: B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë. R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë. B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë. S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë. A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas, me detyrë roje bregdetare të Forcës Detare, gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin E. L.(A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë̈ pranë̈ Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Vijon operacioni për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim të migrantëve nga vendet e treta në drejtim të Italisë, i zhvilluar 4 muaj më parë.

Në kudër të këtij operacioni janë vënë në pranga, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim, 5 shtetas të shpallur në kërkim, me detyrë roje bregdetare.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë̈ Vendore të Policisë̈ Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë̈ së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një̈ pune intensive hetimore disamujore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bënë ndalimin e shtetasve:

-Bledar Veli Bufaj,  38 vjeç -Roland Sali Çanaj, 54 vjeç -Besmir Kame Mecaj, 26 vjeç

-B. B, 23 vjeç -Ardit Pajtim Alikaj, 34 vjeç, të gjithë me banim në Vlorë.

Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas, me detyrë roje bregdetare të Forcës Detare, gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin E. L.(A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë̈ pranë̈ Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME