
Në Klinikën Emergjente të QKUK-së është sjellë një nga sulmuesit serb të veriut.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, ka deklaruar se një nga personat që mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, po trajtohet në këtë klinikë dhe pritet të futet në sallën e operacionit.
Ai ka thënë se aktualisht ai është i vetmi person i dërguar në QKUK për trajtim, derisa ka shtuar se pas ndërhyrjes kirurgjike do të vendoset se ku do të transferohet.RTK