fbpx
Lajme

Në komisariatin e Elbasanit, dy punonjës rezultojnë pozitiv. Transportohet me urgjencë për në Sanatorium efektivi i “Shqiponjave”

Preken nga Covid-19 dy punonjës të Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Mësohet se të infektuarit janë një oficer dhe një efektiv i skuadrës “Shqiponja” të qytetit. Efektivi është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” pas gjendjes së rënduar shëndetësore që ai ka shfaqur. Ndërkohë sot ministria konfirmoi 14 raste në Elbasan , 7 janë mësues, një në bashkinë Cërrik dhe 6 të tjerë në Elbasan.

Rastet me Covid-19 janë shënuar; 2 te “Luigj Gurakuqi”, një te “Naimi Frashëri”, një në shkollën 9 vjeçare në Griqan, një te shkolla “Qemal Haxhihasani”, një te “Kostandin Kristoforidhi” dhe një te shkolla 9 vjeçare në Mengël. Ndërkohë që 20 mësues të tjerë janë karantinuar. Pritet që t’u bëhet tamponi personave të kontaktit për të zbuluar nëse janë infektuar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button