fbpx
Lajme

Në Kukës -6 °C, parashikimi i motit për çdo qytet

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e enjte moti parashikohet të nisë me kthjellime në orët e mëngjesit dhe më pas në mesditë parashikohen vranësira mesatare deri të dendura.

Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shiu në Veri dhe në bregdet në pjesën e dytë të ditës, ndërsa në zonat malore Veri-Verilindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar pasdite, në Juglindje do ketë reshje bore me intensitet mesatar gjatë natës.

Do të ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina dhe ngrica në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2 dhe 4.

Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër -1/8 Diell re shi, Kukës -6/2 re borë, Lezhë 1/10 Diell re shi, Dibër -2/4 re borë, Durrës 1/12 Diell re shi, Tiranë 1/10 Diell re shi, Elbasan -1/9 Diell re shi, Berat 0/10 Diell re shi, Vlorë 2/11 Diell re shi, Korçë -4/5 Diell re borë, Gjirokastër -1/10 Diell re shi, Sarandë 1/10 Diell re shi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button