Categories Lajme

Në Lezhë-Shkodër policia del në rrugë, kontrolle të mëdha. Ja ç’po ndodh: Ka rrezik që…

Në zbatim të planit “Tispol”, për marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, po vijon kontrolle blic në akset rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Kontrolle janë zhvilluar në akset rrugore Tiranë-Berat-Girokatër dhe Tiranë-Lezhë-Shkodër duke përdorur makinat civile të pajisura me sitem sinjalizimi zanor, radarë elektronikë dhe dragera për majten e sasisë së alkoolit të konsumuar nga drejtuesit e automjeteve.

Si rezultat i kontrolle blic, janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga këto: 18 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 60 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 20 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit. Gjatë kontrolleve është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, për drejtim mjeti në gjendje të dehur në masën 1.18mg/l. Janë evidentuar dhe ndëshkuar 129 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 28 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse. Janë vendosur 113 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, gjatë patrullimit me makina civile në këto akse rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, të cilët përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit. Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 233 automjeteve, si dhe në 11 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME