Lajme

Kush është 19 -vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në aksident në bypass-in e Fierit (FOTO)

Një aksident fatkeq ka ndodhur pak para mesnatës së të martës afër fshatit Pojan, si pasojë e të cilit një 19-vjeçare e ka humbur jetën ndërsa po udhëtonte në në bypass-in e Fierit.

Burimet zyrtare kanë informuar se viktimë e aksidentit ka rënë qytetarja  Xhesika Mjekra ,19 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas informacioneve, e ndjera nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë, qytetari  Sabri  Xherimeja,  21 vjeç, pasagjer në automjetin e aksidentuar, ka marrë plagë si pasojë e daljes nga rruga, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fier Informacion paraprak, Mbrem rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xhesika. Mjekra, 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi Sabri. Xherimeja, 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xhesika Mjekra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: