Categories Lajme

“Në mëngjes pimë kafe, unë shkova në punë, në darkë më iku gruaja me djalin”, babai i Alvin Berishës tregon kalvarin e vuajtjeve

Babai i Alvin Beirishës, ka folur sot për historinë e ish gruas së tij dhe djalit Alvin Berisha se si, ikën në Siri.

Afrimi tregoi se e ka pasur shumë të vështirë të kuptonte sjelljen e bashkëshortes, që i mori djalin e u arratis me një tjetër burrë në Siri. Ai madje tha se në mëngjes kishte pirë kafe me t,ë ndërsa në darkë nuk e pa më.

Afrim Berisha: Të kenë durim familjarët që presin për të marrë të afërmit e tyre se më e mira do bëhet. Unë për vete nuk e kam kuptuar fare. Kemi pirë kafe në mëngjes, kam ik në punë, ajo pastaj ka ik tek tjetri…mori dhe djalin…

Sokol Balla: Kjo që thotë Afrimi është e tmerrshme…

Xhetan Ndregjoni: Qeveria, autoritetet këtë 1 muajin e fundit që ndejtën në terren duhet të punojnë që t’i kthejnë të gjithë, se të gjithë kanë të njejtën dhimbje. Përvoja ime është shumë e dhimbshme. Motra ngeli këtu vetëm, burri ia mori fëmijët. Nga kontaktet me autoritetet të gjithë kishin dijeni për aktivitetin e tij, veç një sinjalizim të vogël të na kishin dhënë, e s’do detyroheshim të kalonim këto peripeci. Informoni familjarët për rrugën jo të duhur ku ndodhen, ky është apeli im./bw/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME