Categories Lajme

Në mes të detit për 3 javë, adoleshentja rrëfen tmerrin: I dhamë ujë me këpucë, nuk kishim fuqi as të…

Një 17-vjeçare nga Bregu i Fildishtë ka treguar historinë e saj të pabesueshme të shpëtimit pasi u gjet pas 3 javësh në det në një anije.

Më 26 Prill, forcat ajrore spanjolle pikasën një anije. Menjëherë një prej helikopterëve u nis në drejtim të saj ku u zbuluan se nga 59 pasagjerë, vetëm 3 prej tyre ishin gjallë.

Aicha është një nga 3 të mbijetuarit që u shëruan pas një qëndrimi dhjetë ditor në spital.

Aicha u largua nga qyteti i lindjes në Nëntor dhe udhëtoi për në Mauritani, nga ku hipi në varkë. Vetëm motra e saj ishte në dijeni të planit për udhëtimin e rrezikshëm.

Adoleshentja ka treguar tmerrin që ka parë me sy gjatë qëndrimit në det. Fillimisht ajo tregoi se pasagjerëve u mbaroi uji, më pas ushqimi dhe në fund nafta, duke e lënë anijen në mëshirë të erës.

“Dy ditë më vonë nuk kishim ujë, as ushqim. Ditën e katërt nuk kishim më as naftë. Kishte burra që nuk qëndronin dot dhe bërtisnin për shkak të etjes: ‘Ju lutem kam nevojë për ujë, mund të më japë dikush pa ujë’. Përdorëm një këpucë për t’i dhënë pak ujë deti. Në fillim thamë një lutje. Në fund, asnjë lutje. Nuk kishim fuqi as të hidhnim kufomat në det”, rrëfeu Aicha.

Ajo u shpëtua nga një anëtar i ekuipazhit të Forcave Ajrore Spanjolle, familja e të cilit e mirëpriti në shtëpinë e saj. Kjo është tragjedia më e madhe e varkave të emigrantëve në Ishujt Kanarie./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME