Categories Lajme

Në PD nuk arritën objektivin, Basha u kërkon llogari Bardhit, Spahos dhe Palokës

Me vendimin të Kryesisë, Partia Demokratike ka hyrë në analizë të rezultatit që mori në 12 qarqe të vendit në zgjedhjet e 25 prillit. Raporti analitik i cili do të duhet të përmbyllet brenda 10 korrikut është tani në duart e drejtuesve politikë, drejtuesve të degëve dhe drejtuesve në çdo seksion të Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Pesë janë kriteret e përcaktuara në formularin e miratuar nga kryesia mbi bazën e të cilës do të realizohet analiza: Ndikimi i situatës politike kombëtare, Ndikimi i faktorëve lokal, subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, Komunitetet apo faktorët rajonal dhe funksionimi i koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Për çdo pretendim mbi tjetërsimin e votës që krerët lokalë apo drejtuesit politik kanë do të duhet ta faktojnë përmes të dhënave të besueshme.

Drejtuesit politik ndonëse do të analizojnë rezultatet në zona që atë vetë kanë mbuluar, kanë një kriter mbi të cilën do të duhet të arsyetojnë punën e tyre përballë Lulzim Bashës.

Ky është formulari që drejtuesit politik do të shpjegojnë rezultatet e marra, krahasuar me historikun elektoral në qarkun apo zonën ku ata janë ngarkuar të mbulojnë. Për secilin prej 19 drejtuesit Politik të PD, përpara zgjedhjeve ka pasur një objektiv personal të vendosur nga kreu i demokratëve, Basha.

ABC disponon dokumentin me objektivat personale të secilit prej drejtuesve politikë të PD, rezultat që si referencë ka pasur rezultatet e marra nga demokratët në zgjedhjet e vitit 2015 në nivel qarku. Rezultatet e marra në 25 prill krahasuar me objektivat e vendosura nga kreu i demokratëve, tregojnë se lidershipi aktual i Partisë Demokratike nuk ja ka dalë të përmbushë pritshmëritë e Lulzim Bashës.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, në përgjegjësinë e parë si drejtues politik ka pasur si objektiv të marrë 60.000 vota në qarkun ku demokratët rezultatin më të mirë e kanë marrë në vitin 2009 ku morën 7 mandate. Objektivi i vendosur nga Basha nuk mundi të arrihej nga Bardhi, për shkak se PD në Elbasan mundi të marrë 57.878 vota që u përkthyen në 6 mandate.

Shumë më larg objektivit të vendosur nga kreu i demokratëve ishte nënkryetari i PD, Edmond Spaho. Për ish-kreun e grupin Parlamentar të PD që drejtoi listën e Korçës, Basha kishte përcaktuar si objektiv  60.455 vota teksa PD mori 50.479 vota. Objektivi nuk mundi të përmbushej as nga nënkryetari tjetër i Partisë, Edi Paloka që drejtoi qarkun e Durrësit.

Në qarkun ku objektivi i demokratëve ishte të merrnin 64.000  vota duke synuar mandatin e 7-të, demokratët mundën të merrnin 63.393 vota, rezulat i cili i dha demokratëve 6 mandate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME