fbpx
Lajme

Në prag të festës së Fitër Bajramit, vendosen tunelet e dezinfektimit në xhami

Pikërisht në këtë të dielë në të gjithë vendin do të hapen objektet e kultit, të mbyllura. Mesditën e sotme, kryeministri Rama e njoftoi këtë vendim në rrjetet sociale. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen në vendin tonë, njoftoi se namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhami sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” tek Pazari i ri. Ceremonia do të fillojë në orën 05:30 të mëngjesit me lexim Kurani dhe lutjesh, ndërsa falja do të bëhet në orën 06:00 dhe besimtarët do të udhëhiqen nga kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu.

ABC News pa disa prej xhamive të kryeqytetit, ku vuri re se po bëhen të gjitha përgatitjet dhe po merren masat e sigurisë për të gjithë besimtarët. Një pjesë e xhamive kanë vendosur edhe tunele dezinfektimi për besimtarët të cilët i drejtohen xhamive për t’u falur në mënyrë sa më të sigurt, duke shmangur kështu edhe çdo mundësi infektimi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button