Lajme

Në qarkullimin brenda pak javësh, zbulohen monedhat e reja me portretin e Charles III

BBC ka publikuar një pamje të parë të monedhave, ku shihet një imazh i Mbretit. Ashtu si me mbretërit e mëparshëm britanikë, dhe ndryshe nga Mbretëresha, në monedhë  mbreti nuk mban kurorë.

Monedha me postretin e Mbretit Charles III mësohet se është bërë nga skulptori britanik Martin Jennings.

Mbreti Charles e miratoi personalisht imazhin e tij që tashmë do të jenë në monedhat britanike.

Monedhat do t’u shiten koleksionistëve nga “The Royal Mint” nga fillimi i javës së ardhshme. Monedha 50p do të jetë e disponueshme për përdorim të përgjithshëm shumë përpara fundit të vitit, e shpërndarë sipas kërkesës nga bankat, shoqëritë e ndërtimit dhe zyrat postare.

Ato do të qarkullojnë me monedha që shfaqin mbretëreshën e ndjerë, kështu 27 miliardë monedha do të pranohen ende në dyqane.

Nga fillimi i vitit të ardhshëm, monedhat nga 1p deri në £2, të cilat përdoren në jetën e përditshme, do të qarkullojnë duke mbajtur të njëjtin imazh të mbretit Charles.

Ato do të dërgohen, kur të jetë e nevojshme, për të zëvendësuar monedhat e vjetra të dëmtuara dhe të konsumuara si dhe për të mbuluar çdo kërkesë shtesë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close