Categories Lajme

Në Rrogam të Tropojës, në bujtinën e ndërtuar në zemër të Alpeve të Kol Gjonit, që pret turistë nga e gjithë bota

Në fshatin Rrogam të Tropojës, Kol Gjoni, pret turistë nga e gjithë bota në bujtinën e tij, shtëpi e të parëve ndërtuar me gur në zemër të Alpeve. Kërkesat për të bujtur në shtëpinë e tij janë aq të mëdha sa ai planifikon ngritjen e një tjetër ndërtese tradicionale me kapacitete akomoduese shtesë dhe për iniciativa të tilla, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural vijon të mbetet një derë e hapur e mbështetjes financiare. “Bujtina është ndërtuar në vitin ’60 nga babai, i cili ka qenë mësues i parë për zhdukjen e analfabetizmit. Është kulla e parë në zonë ku katet kanë lartësi 2.50. Është e punuar me gurin e zonës. Bujtina ka 35 krevate, por me kërkesat që kam sot me shqiptarë dhe të huaj, nuk i pranoj dot të gjitha kërkesat. Kam aplikuar për një leje ndërtimi për të bërë edhe modelin e  kësaj bujtinës, pasi nuk dua të dal jashtë ndërtimit tradicional të zonës”, – thekson Gjoni.

Më tej, ai thotë sesi e ka nisur punën në këtë bujtinë. “E kam filluar me synimin që me ato që prodhohen në zonë të zhvillohej një lloj agroturizmi, sepse është shumë bukur që për çdo klient që ta shikojë me sytë e tij ku merret ushqimi që ai po ha. Nuk është logjike që të vish në Valbonë në mes të malit dhe të shërbesh qumësht të blerë, shumë prej të huajve vijnë e mjelin vetë edhe bagëtitë”,-  shprehet Gjoni.

Ai tregon se “kjo rrugë ka qenë si urë lidhëse për tregtinë nga Tropoja në Shkodër”. Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, tha se “ kemi diskutuar me Kolën që përpara se të bëjë gjithë projektin. E njoha me faktin që ai mund të marr një financim përmes programit IPARD, në masën 7 që është masa e diversifikimit të fermës ai mund të aplikojë e të marrë grant deri ne 400 mijë euro përfiton deri 65% grant.  Në thirrjen e radhës që mund të jetë në vjeshtë ai do njihet me kriteret e kushtet. Por shikoj se Kola e ka organizuar fermën në funksion të mikpritjes, të turizmit, është pikërisht modeli që ne duam të përcjellim. Një fshat si ky që të huajt, shqiptarët që duan të njihen me natyrën e fshatin te rrinë në kushte të përmirësuara në një shtëpi tradicionale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME