Categories Lajme

Në Shqipëri ka rreth 82 mijë të moshuar mbi 80 vjeç, sa po vaksinohen përveç personaliteteve?

Shqipëria ka filluar gradualisht procesin e vaksinimit, fillimisht me mjekët dhe personat mbi 80 vjeç, por deri tani vetëm me ata që kryeministri Rama i ka quajtur personalitete dhe që po numërohen me gishtat e dorës.

Por, a e dini se sa persona ka në Shqipëri që janë në moshën mbi 80 vjeçare? Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 numri i tyre ishte rreth 82 mijë. Rreth 53% e tyre janë femra, për arsyen se gratë jetojnë mesatarisht 3-4 vjet më shumë sesa burrat. Për shkak të plakjes së popullsisë, por edhe të rritjes së jetëgjatësisë, numri i tyre mëse është dyfishuar në raport me 2011 (në atë vit numëroheshin rreth 38 mijë persona të moshës mbi 80 vjeç në vend). Të moshuarit mbi 80 vjeç përbënin 2.9% të totalit të popullsisë në 2020-n, nga 1.3% në vitin 2011.

Plakja e popullsisë, por edhe emigracioni kanë ndryshuar tërësisht strukturën e popullsisë në 20 vitet e fundit, duke e moshuar atë dhe duke e bërë më të prekshme ndaj problemeve shëndetësore dhe valëve pandemikë. Grupmosha nga 0-44 vjeç ka rënë me 27%, ndërsa ajo mbi 45 vjeç është rritur me 52%, në raport me vitin 2001.

Grupmosha mbi 60 vjeç, e cila ka qenë objektivi i vaksinimit të shteteve që kanë ecur me shpejtësi në këtë proces, në Shqipëri përbënte rreth 21.3% të popullsisë, ose rreth 605 mijë persona. Si rrjedhojë, 500 mijë dozat e siguruara nga qeveria deri tani (nga marrëveshja me Pfizer) do të arrinin të mbulonin vetëm 41% të kësaj kategorie në risk (një vaksinim i plotë kërkon dy doza) dhe linin në dorë të imunitetit të tufës pjesën tjetër të popullsisë. Për më tepër që pjesa më e madhe e këtyre vaksinave pritet të vijë nga shtatori.

Deri në 20 shkurt, Shqipëria kishte administruar 0.11 doza për 100 banorë, sipas Our Worldindata, duke mbetur pas në Europë, së bashku me shtetet e tjera të rajonit, përveç Serbisë, e cila renditet e dyta pas Mbretërisë së Bashkuar për vaksinimet në raport me popullsinë. Ndërkohë, pandemia ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend. Sipas INSTAT rreth 5,700 persona humbën më shumë jetën në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, me rritje prej rreth 26%.

Vaksina po jep efekt për uljen e infeksionit të të moshuarve Izraeli, një nga shtetet që ka ecur më shpejt me procesin e vaksinimit, ka bërë të ditur se dozimi i popullsisë mbi 60 vjeç ka dhënë efekt. Teksa mbi 80% e popullsisë mbi 60 vjeç e kanë marrë dozën e parë, Izraeli bëri të ditur se tek kjo grupmoshë kishte 56% më pak infeksione, 42% më pak shtrime në spital dhe 35% më pak vdekje nga COVID-19 pas dozës së dytë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, grupet e prioritetit për vaksinimin janë punonjësit e sistemit shëndetësor, shtëpitë e të moshuarve, ata që kujdesen në shtëpi për të moshuarit, si dhe grupmosha mbi 80 vjeç dhe ajo 70-80 vjeç, që duhet të mbarojnë vaksinimin brenda shkurtit, përfshirë dhe personat me shenja të rënda klinike nën 70 vjeç, sipas BBC. Deri në prill, synohet vaksinimi i popullsisë 50-69 vjeç si dhe grupmosha 16-64 vjeç me kushte të rënda shëndetësore, ose që kujdeset falas për të moshuarit dhe personat me paaftësi. Deri në vjeshtë, program i Mbretërisë së Bashkuar synon vaksinimin e gjithë popullsisë së rritur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohet 23-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët në Maqedoninë e Veriut zgjedhin presidentin

Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen të mërkurën zgjedhje presidenciale. Votuesit në zgjedhjet e së mërkurës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Një burrë më preku nga mbrapa dhe…”, Xhunga tregon ngjarjen e rëndë në autobus dhe ka një mesazh

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në “Albana Osmani Show”, rrëfeu një histori që i ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në…

LEXO ME SHUME