Categories Lajme

Në Shqipëri, miell i varfër. Niveli i proteinave është 6 për qind, duhet të jetë 12

Mielli që hyn në tregun shqiptar ka nivel shumë të ulët të proteinave krahasuar me normën e përcaktuar, por edhe vlera të tjera ushqimore.

Mielli i bardhë dhe produktet e saj si buka, e cila përdoret masivisht në popullatë rezultojnë me 6-7 % në nivelet e proteinave, kur norma është 12 %. Organizata Botërore e Shëndetësisë, prej disa vitesh e ka ngritur këtë shqetësim për Ministrinë e Shëndësisë pasi nga të dhënat e IShP-së rezulton se 30 % e popullatës ka problem të anemisë, kryesisht te fëmijët dhe gratë shtatzëna. Madje që në vitin 2012 u kërkua që mielli të pasurohet edhe me disa vitamina shtesë.

Por ndonëse në vitin 2012 u ngrit grupi i punës dhe do të detyroheshin fabrikat e miellit per ta fortifikuar atë me elemente shtesë, një nismë e tillë prej pothuajse 7 vitesh është lënë në harresë. Ndërkohë që ekspertët që merren me ushqimin, insitojnë në fortifikimin që i duhet bërë miellit në të mirë të shëndetit të konsumatorit.

E ndërsa thjesht duhet miratuar një ligj për të detyruar bizneset, kjo nismë që lidhet me ushqyerjen e konsumatorëve mbahet peng nga këta të fundit, të cilët rrisin fitimet e tyre në kurriz të qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME