Lajme

Në tentativë për t’u arratisur nga vendi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit

Gjatë orëve të para të së premtes u arrestua në tentativë për të kaluar kufirin me Greqinë, Klodian Keqi, autor i dyshuar i vrasjes së 55-vjeçarit, Luan Hushi.

Në momentet e arrestimit, Keqit nuk i është gjetur armë, ndërkohë vijon puna për kërkimin e kallashnikovit që kreu vrasjen e bashkëfshatarit të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 10 gushtit, në fshatin Zgërdhesh të Krujës, në një zonë të pyllëzuar.

Shkak i vrasjes dyshohet se u bë një konflik banal për prerjen e druve në pyll. Megjithëse u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, 55-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close