fbpx
Lajme

Në Tiran këtë fundjavë do të nisin reshjet e shiut dhe vranësirat sipas Adiola Bani

Sinoptikania Adiola Bani ka zbuluar se në fundjavë do të nisin reshjet e shiut dhe vranësirat, të cilat do të vijojnë për të gjithë javën. Bani sqaron se e vetmja ditë kur të gjithë mund të shijojnë rrezet e diellit është e Shtuna. “Duhet të shijojnë të shtunën nëse kanë vendosur të largohen nga Tirana apo të pushojnë, por e diela na sjell prezencë të vranësirave dhe reshjeve të shiut në territorin shqiptar. Duke filluar nga nata duke u gdhirë e dielë dhe e gjithë dita deri në orët e pasdite do të ketë vranësira e reshje shiu, por do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime”, tha Bani.

Sa i përket javës së ardhshme, e cila është e fundit për muajin Tetor, Bani thotë se do të ketë përmirësime të motit vetëm ditën e Enjte dhe të Premte. “Java e fundit e muajit tetor do të paraqitet tipike e vjeshtës se do të kemi herë pas here prezencë të vranësirave, rrebeshe shiu, kryesisht dita e martë do të na sjellë reshje shiu deri mesatare në territorin shqiptar në zonat malore. E enjta dhe e premtja do të paraqiten në kushtet e motit të kthejllët. Fillim java që vjen do të paraqitet e paqëndrueshme me vramësira dhe reshje shiu”, tha Bani.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button