Categories Lajme

Në vend të Ardi Veliut, Gledis Nano emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Gledis Nano është drejtori i ri i Policisë së Shtetit, duke zëvendësuar në këtë post Ardi Veliun i cili dha dje dorëheqjen. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe në mungesë të Ramës, emërimi i Nanos është firmosur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, me propozim të Bledi Çuçit.

Nano ka mbajtur derimë tani postin e drejtorit të antiterrorit. Në muajin Gusht në emër të Qeverisë Amerikane, ishte ambasadorja Yuri Kim ajo i dorëzoi Gledis Nano, një certifikatë vlerësimi.

Motivacioni lidhej me rolin dhe disa operacione të përbashkëta të suksesshme antiterrori me amerikanët drejtuar nga zoti Nano.

Nano ka qëndruar në krye të Antiterrorit për 5 vite ku ka drejtuar disa operacione delikate. Një i tillë ishte dhe ai i dëbimit të diplomatëve iranianë apo rusë nga vendi jonë.

Dosja e famshme e “Imamëve” është një tjetër çështje e hetuar prej tij. Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017 u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico Virginia. Nano ka kaluar dhe procesin e Vetingut duke u konfirmuar në detyrë dhe duke mos iu gjetur pasaktësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME