Lajme

Në Vlorë plazhi nuk njeh stinë! Qytetarët sfidojnë të ftohtin duke u larë në det

Në Vlorë plazhi nuk njeh stinë. Edhe pse në janar në bregdet ndesh qytetarë të ndryshëm që i drejtohen plazhit.

Edhe këtë të shtunë nuk kanë munguar qytetarë nga Vlora, por edhe ndonjë rreth tjetër që kanë shijuar bregdetin e Vlorës pavarësisht temperaturave të ulëta.

Një prej tyre edhe ish-futbollisti i Flamurtarit, Rrapo Taho për të cilin është e zakonshme që të vijojë plazhin në cdo stinë të vitit. Duke e cilësuar edhe si sport. Dhe një mënyrë mjaft e mirë për të qenë në formë.

“E kemi bërë si traditë tani, argëtohemi cdo fundjavë zakonisht duke u larë në det. Koha është pak e ftohtë tani , ujërat janë pak të ftohta por ambjentohesh shumë shpejt. 15-20 minuta më shumë nuk rrijmë në ujë. Kur është ftohtë jashtë ne na duket uji më i ngrohtë brenda. Këtu na vijnë edhe fierakë shumë na janë bërë si të shtëpisë” -thotë ai për Abcnews.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close