Lajme

Nedim Vlora: Veprimet e mira të shumë njerëzve bashkë, bëjnë KOMBIN

Sot patëm kënaqësinë të na vizitonte një  shqiptar i veçantë , profesori i Universitetit të Barit, Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemalit, personalitet dhe figurë  e shquar për përpjekjet e tij familjare dhe personale. Interesimi i tij ishte si gjithmonë  deri në detaj për punën, për vështirësitë  dhe risitë  e këtij shërbimi të  ri. E njohëm me organizimin e njësisë  së  koordinimit duke ditur që  urgjenca është një shërbim i pazëvendësueshëm. Pata kënaqësinë ta njoh kohë më parë dhe pas një vizite që kasha bërë në Bari më  kishte premtuar se do ta kthente atë së shpejti. Dhe ja sot jemi ketu dy Shqiptarë,dy miq, dy Kaniniot(Kaninën e ka në zemër dhe  do të  jetë  aty mysafiri i Kaninës). Fjalët zënë gjithmonë  vend kur thuhen nga profesorë të këtij kalibri: Nedim Vlora: Veprimet e mira të shumë njerëzve bashkë, bëjnë KOMBIN.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close