Categories Lajme

Negociatat/ Rama i lutet Bullgarisë: Na hapni rrugën për të filluar bisedimet me BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Forumi Strategjik i “Bledit” në Slloveni i kërkoi Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, për t’i hapur rrugën Shkupit dhe Tiranës për çeljen e negociatave. “Ne nuk po flasim për t’u bërë anëtarë, kur ne të bëhemi, nuk e di, Macroni që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet atëherë, ne po flasim për çeljen e bisedimeve.

Do i kërkoj presidentit të Bullgarisë, ju lutem mos jeni kaq tipikë BE-së, bëhuni ballkanas, hapni rrugën, cfarë po përpiqeni të shpëtoni, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ata dhe pastaj ju mund të bëheni më pas ballkanikë, të vendosni pengesa, por hapni rrugën” tha ai. Kreu i qeverisë shqiptare kishte kritika të forta për strategjinë e BE-së për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.  “Ne Ballkan diçka që duhet ta ruajmë fort, që mund të buzëqeshim dhe qeshim edhe kur vuajmë, ç’ka pjesëtarët e BE-së nuk janë në gjendje ta bëjnë, e kam fjalën për gjermanët. Dikush iu takoi një euro-optimiste, euro-pesimist dhe e pyeti euro-optimistin se cila ishte pikëpamja e tij për zgjerimin, ai tha se Turqia do të hyjë në BE ose në presidencën e Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe euro-pesimisti tha do të hyjnë kur ta ketë presidencën Turqia.

Kështu që e kemi gjetur mënyrën për t’u përballur këtë mishërim. Ne po presim “Godonë”. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë si këto karaktere në dramën e Beketit, ku njëri thotë a do ikim dhe tjetri thotë eja të tikim dhe Beketi thotë askush nuk lëviz nga vendi. Beketi mund të shfaqet në BE përmes ngjyrave dhe kombeve të ndryshme, së fundmi është Bullgaria.

Ne jemi këtu për të luftuar, sepse ne nuk po kërkojmë licencë për të qenë europianë, ne jemi europianë, çfarçdo të mendojnë njerëzit pjesë në BE, ne jemi europianë dhe sinqerisht jam shumë mirënjohës kryeministrit dhe presidentit këtu, pasi në këtë diskutim për të ardhmen e Europës u ftuam. Është një takim anësor dhe jo kryesori, është shumë qesharake që BE të angazhohet në diskutimi për të ardhmen dhe ne nuk ftohemi.

Nuk ka asnjë të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Nëse BE nuk do të vazhdojë kështu nuk do të jetë mirë për ne, por do të jetë edhe keq për BE. Nuk po i jap Ballkanin Perëndimor të gjithë peshën që kemi parë njëri tjetrin kur ishim të izoluar. Por ju përmendët etërit themelues, por nëse do të çoheshin dhe do të ndiqnin këtë diskutim, do të mendonin më të mirë vdekur se gjallë, nuk kam provë, por po kthehen përmbys në varr.

Cfarë të ardhme? Si puna e atij priftit në Konstandinopojë kur po shembeshin muret, diskutonin seksin e engjëjve. Më falni që po tregohem kaq ballkanik, por kjo është gjëja shumë e mirë e të qenit europianë nga Ballkani se nuk e humbet ndjesinë e humorit brenda tragjedisë” tha Rama.

Moderuesi i kujtoi shefit të qeverisë shqiptare se koha e përgjigjes po mbaronte, por Edi Rama iu kthyer duke i thënë se nuk kishte mbaruar duke shkaktuar buzëqeshje në sallë. “Jo faleminderit, nuk kam mbaruar. Të paktën këtu në Slloveni, ne mund të marrim ca nga koha që nuk na e kanë dhënë në diskutimin për të ardhmen e Europës. Ju lutem mos përmendni më aktorët e tretë, pasi është shumë qesharake. Na njëra anë na thoni “Jemi të rëndësishëm, nuk na thonë ju duam, ne një ditë do të martohemi me ju, por deri në atë ditë, as mund të flasim as nuk mund t’u flisni të tjerëve” por nuk funksionon kështu” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME