Categories Lajme

Nën moton “Ndërtimi dhe nxitja e partneriteteve” Java Ndërkombëtare e Stafit pranë UV-së të Vlorës

Nisi këtë të hënë Java Ndërkombëtare e Stafit pranë UV-së, eventi i cili do të mirëpresë nga data 06-10 Qershor 2022 staf akademik dhe administrativ nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë në BE me të cilat UV ka bashkuar forcat përmes Marrëveshjeve Ndër-Institucionale ndër vite, si dhe IAL të tjera me të cilat UV kërkon të ndërtojë bashkëpunime në të ardhmen.

Nën moton “Ndërtimi dhe nxitja e partneriteteve” Java Ndërkombëtare e Stafit pranë UV-së ka në fokus rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare; rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar; shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira mes universiteteve pjesëmarrëse; promovimin e Universitetit të Vlorës te partnerët e tij si dhe prezantimi i universiteteve ndërkombëtare mike tek stafi dhe studentët e UV-së dhe jo vetëm.

Të pranishëm në ditën e parë të aktivitetit Zv. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello, Skender Gjinushi, Kryetar i Akademise se Shkencave, përfaqësues të autoriteteve lokale në Vlorë, profesorë dhe studentë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Në përshëndetjen e tij Rektori, Prof. Dr. Roland Zisi, theksoi se ky event ka bërë bashkë kolegë dhe miq nga Universitete të njohura evropiane, ndaj këtë javë jemi mbledhur për të forcuar dhe festuar këtë bashkëpunim ndërkombëtar shumëvjecar.

Universiteti i Vlorës është shumë i angazhuar për të mbështetur dhe promovuar dimensionin ndërkombëtar të studimeve, mësimdhënies dhe kërkimit shkencor nëpërmjet programeve të ndryshme shkëmbimi dhe aktivisht përpiqet të zgjerojë këto bashkëpunime, duke bashkuar forcat me disa nga universitetet më të mira në botë, ku shumë prej tyre na kanë nderuar me praninë e tyre sot.

Përgatitja e këtij e eventi është bërë jo vetëm për të përmbushur detyrimet e tij akademike, por edhe për t’ju ndihmuar të eksploroni qytetin tonë të bukur të Vlorës, sepse Vlora është një vend që duhet vizituar dhe kujtuar; Me një kulturë interesante, me shumë vende të bukura për të eksploruar dhe miq për t’u takuar; kështu që shpresoj se do të kaloni sa më mirë me ne dhe do të shijoni përvojën tuaj shqiptare, theksoi Rektori I UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi.

Zv. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello, në fjalën e saj theksoi se, është kënaqësi e veçantë të jesh pjesë e këtij eventi, mes stafeve akademike dhe administrative nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë në BE me të cilat, krenarisht, pohojmë se Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë bashkëpunon përmes Marrëveshjeve Ndër-Institucionale ndër vite, duke vendosur bashkëpunime dhe partneriteteve të reja ndërkombëtare.

Perspektivat akademike në nivel ndërkombëtar, jo vetëm e forcojnë edhe më tej komunikimin mes vendeve tona por na ndihmojnë për ta njohur edhe për të mësuar më shumë rreth gjithçkaje që formëson kulturën, traditën e zakonet tona, duke na bërë të ndihemi dhe të jemi më pranë njëri-tjetrit, përtej kufijve, si një mundësi shumë e mirë e të gjithëve për të vizituar dhe njohur më shumë vendet respektive që secili prej jush përfaqëson, pohoi Bello.

Jemi të nderuar që përmes këtij eventi ju do të keni mundësi për ta njohur dhe eksploruar edhe më shumë Vlorën tonë të bukur

Duke ju falenderuar të gjithëve për praninë tuaj sot, jam e bindur se në këto ditë qëndrimi në Vlorë do të shijoni ndjesinë më të këndshme e më mbresëlënëse të shijes së mirë, natyrës së mrekullueshme dhe mikpritjes vlonjate.

Duke ju uruar ta shijoni gjithçka të bukur që Vlora ofron, tanimë ju mund të mendoni për ta patur Vlorën si destinacionin e pushimeve tuaja, pasi jam e bindur se do të kuptoni që Vlora është një qytet magjik tek i cili mezi pret të kthehesh sërish, theksoi Zv. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello

Kryetari i Akademise së Shkencave, Skënder Gjinushi, në fjalën e tij theksoi faktin se personalisht e vlerëson shumë këtë inisiativë e praktikë të organizimit të takimeve të tilla ndër universitare të stafeve akademike e mbështetëse në nivel rajonal e europian. Këto takime janë një mundësi e shkelqyer për të parë efektivitetin e bashkëpunimeve aktuale, për vendosjen e kontakteve të reja, për të konkretizuar e forcuar më tej këto bashkëpunime nëpërmjet shkëmbimit të programeve, përvojave,projekteve e doktoraturave të përbashkëta. Ky shkëmbim ndëruniversitar është i domosdoshëm për të ndjekur e përballuar kërkesat në rritje ndaj shkollave të larta që ushtrojnë kërkesat në rritje të shoqerisë e shkencës për formimin e specialistëve të lartë e të kerkuesve të rinj shkencor.

Sot, me mundësitë e komunikimit është e mundur të zbatohen të njëjtat programe, të transmetohen ato tek brezat e rinj me të njejtin profesionalizëm, pohoi Gjinushi.

Si Akademi e Shkencave ne i mbeshtesim e përshëndesim inisiativa të tilla. Ështe e mirënjohur domosdoshmëria e pandashmëria midis arsimit e shkences, lidhja midis pedagogut e kërkuesit shkencor, angazhimit si mësimdhënës e atij si kërkues shkencor. Shkëmbimi i përvojës midis jush e me ju është një mjet për të forcuar e konkretizuar këtë bashkëpunim, theksoi në fjalën e tij Skënder Gjinushi.

Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim Institucional, Enkelejd Mëhilli, i njohu të pranishmit me informacione më të zgjeruara mbi mënyrën si funksionon Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, duke iu ofruar informacione specifike mbi programet e studimit, praktikat mësimore dhe bashkëpunimet e shumta të UV-së me universitete të tjera në kuadër të ndërkombëtarizimit.

I gjithë aktiviteti, në ditën e tij të parë të Javës Ndërkombëtare të Stafit pranë UV-së, u realizua nën kujdesin e veçantë të zyrës së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve nën moderimin e drejtores së kësaj zyre, Rezarta Sinanaliaj.

Studentët dhe stafi akademik/administrativ i UV-së do të kenë mundësi të takojnë dhe të bisedojnë personalisht me përfaqësues të universiteteve pjesëmarrëse nga data 06-10 Qershor 2022.Ata do të marrin informacion të drejtpërdrejtë mbi mundësitë e shkëmbimit studentor dhe bursa studimi në universitetet partnere, ndërsa staf i UV-së do të mund të shkëmbejnë përvoja, ide frymësuese dhe hartojnë plane konkrete bashkëpunimi në të ardhmen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME