Categories Lajme

Nëna e Arjan Shabanajt rrëfen momentet e fundit me të birin: I bie telefonit dhe ma mbyllin

Nëna e Arjan Shabanaj, kuzhinierit që është zhdukur prej thuajse 14 ditësh në qytetin e Vlorës, ka rrëfyer momentet e fundit me të birin.

Në një lidhje në “Shqipëria Live”, Tefta Shabanaj tregon se i biri mezi kishte pritur që të takonte kryedemoktratin Lulzim Basha dhe se më në fund e kishte realizuar këtë dëshirë.

Ajo rrëfen dhe detaje nga mitingu i Bashës, ku i biri i kishte thënë që të mos futej në turmë sepse do e shtypnin. Më pas ajo thotë se e ka parë duke ikur me turmën dhe kur e ka marrë në telefon më vonë, telefoni është mbyllur, sipas asaj nga persona të tjere dhe jo nga Arjani.

Më tutje, e ëma thotë mes emocionesh që i biri i asaj nuk kishte probleme me asnëj dhe që të gjithë e donin, por ajo ngre dyshime mbi shokët me të cilët u largua i biri pas mitingut.

“Morëm vesh që do vinte Basha në 9 për miting. Nuk erdhi në 9, erdhi në 11. Më tha djali, mami dua ta takoj se s’bën. Arjani u ngrit dhe mori ca kokrra vezë këtu tek dyqani i kryetarit të PD-së së Vlorës, se ka një dyqan këtu ai. Më tha çfarë do ti. Unë ha dhe bukë thatë i thashë po ti. Hëngrëm pastaj iku.

Më tha se do ikte më herët se mezi priste të takonte Bashën. I kishte folur. Më lini ore ta takoj tha. Mori një dymishe që kishim në shtëpi dhe iku aty. Në orën 12 mbaroi aktiviteti. E pashë unë po vinte Arjani bashkë me të. Njerëzit s’po më linin të futesha. Por ai u tha është mamaja ime. Nejse më lanë, pastaj hipi Basha në makinë, mbaroi dhe djali më tha mos u fut nëna te turma se do të shtypin njerëzit. Arjanin iku me turmën, e pashë që iku me Lulin.

Me turmën moj motër me turmën. Dhe unë pastaj ika në shtëpi, thashë, po pse Arjani i vogël është. Unë u shtriva. Më vonë, e mora në telefon dhe ma mbylli. Djalit ia mbyllën telefonin, nuk ma mbylli vetë.

Vajta takova policinë, ik nëna më thanë. Në orën 2 e 30 shkova në polici, më thanë ik në shtëpi se nesër ka Lulzimi miting në Vlorë dhe pastaj Arjani do të vijë. Pas tre ditëve, më merr polici dhe më pyet a ka ardhur. Ka 14 ditë pa ardhur në shtëpi, pa më marrë në telefon. U thashë atyre të policisë, merrni degën e Vlorës, dua të di në cilën makinë hipi, me kë iku. Dikush më tha që e kishte dëgjuar se do të ikë me shokët në Vlorë.

Arjani nuk kishte probleme me asnjë, ishte vëlla me të gjithë. Por, mendoj se përderisa ma mbylli telefonin, kush e di çfarë shokësh kanë qenë ata, ose kanë qenë kriminelë. Dola dhe në Pazar dhe pashë kryetarin e PD-së. më tha çfarë kërkon o nëna Tefta ik se ta gjej unë Arjanin.

Unë nuk kisha natë, nuk kisha gjumë. Nuk ikja unë në shtëpi. Kam takuar kryetarin e PD-së së Selenicës, i thashë o Tomi, ma gjej djalin. Jam vëllai më tha, ai s’ma hap telefonin,”– tha Tefta Shabanaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME