Lajme

Nëna e katër fëmijëve rrëmbehet në Milano, dyshohet nga një trafikant shqiptar! Postimi në rrjete sociale i shpëton jetën

Një shtetase hungareze, nënë e katër fëmijëve është rrëmbyer, droguar dhe abuzuar nga një trafikant droge në Milano të Italisë.

Sipas mediave hungareze, ka qenë një trafikant droge shqiptar i cili e ka rrëmbyer të renë me qëllim ta shfrytëzonte për prostitucion.

Gruaja kërkonte ndihmë në rrjete sociale duke postuar në profile false se ajo mbahej e mbyllur me forcë dhe se disa persona e drogonin dhe abuzonin me të.

Ka qenë një grua hungareze e cila i ka besuar postimeve të nënës së 4 fëmijëve dhe e ka ndihmuar për të liruar bashkëatdhetaren e saj.

Mediat e huaja nuk tregojnë se si arriti të shpëtojë nëna e 4 fëmijëve.

“Ajo nuk do të kishte pasur mundësi të kthehej në shtëpi nëse unë nuk do t’i besoja të gjitha dhe do të reagoja shpejt” – shkruan në rrjete sociale gruaja që i shpëtoi jetën nënës hungareze.

Viktima hungareze nuk është e para që është rrëmbyer në Milano. Në vitin 2017, një modele britanike u rrëmbye dhe u detyrua të kryente prostitucion në qytetin italian. Sipas lajmeve të asaj kohe, modelja 20-vjeçare britanike u dërgua në Milano nga agjenti i saj për një sesion fotografik, por kur mbërriti nuk u përshëndet nga një fotograf, por nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Gruaja u drogua menjëherë, i mbyllën gojën, e mbyllën në një çantë të madhe dhe e hodhën në bagazhin e një makine. Ajo u dërgua në një shtëpi 120 kilometra larg, ku u mbajt për 6 ditë.

Pas një hetimi u arrestua një polak me banim në Angli, i cili po përgatitej prej muajsh për operacionin, madje duke bërë një pasaportë false.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close