Lajme

Nëna e katër fëmijëve shuhet nga Covid, pasi lindi fëmijën e saj të katërt

Një nënë nga Nju Xhersi, SHBA, vdiq nga Covid vetëm disa javë pasi lindi fëmijën e saj të katërt të cilin nuk pati kurrë shansin për ta mbajtur në krahë. Michelle Stani, 37 vjeç, nga Bridgewater, vdiq nga virusi më 12 janar në një spital në New Brunswick. Vetëm tre javë më parë, ajo lindi fëmijën e saj të katërt, por nuk pati kurrë mundësinë ta përqafonte dhe ta prekte.

“Partneri i saj kishte bërë një foto të foshnjës dhe ia kishte treguar, por kjo ishte gjithçka që ajo mori. Ajo më dërgoi mesazhe se ishte zemërthyer, se dëshironte të mbante fëmijën e saj.

Kjo është gjithçka që ajo dëshironte”- tha një e afërme e saj. Stani vdiq nga komplikimet e COVID-19 të lidhura me pneumoninë. Është e paqartë nëse nëna e katër fëmijëve ishte vaksinuar. Buriminypost

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close