Lajme

Nëna shqiptare gjen të pajetë djalin e saj brenda shtëpisë në Greqi, babai ishte larguar…

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Farsalë të Greqisë, ku një djalë 3 vjeç e gjysmë është gjetur i pajetë brenda shtëpisë.

Sipas burimeve nga media greke Protothema, ka qenë nëna e cila kishte shkuar mëngjesin e sotëm për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa ndjenja.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV, e cila e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore të Farsales, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Sipas informacioneve të para, babai është larguar prej kohësh nga shtëpia, ndërsa të dy prindërit janë me origjinë shqiptare.

Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close