Categories Lajme

Situatë e çuditshme në Vlorë, komisioneri paraqitet në QV, por detyrohet të largohet,nëna është me COVID

Një komisioner i dyshuar si me COVID është paraqitur në një nga Qendrat e Votimit në qytetin e Vlorës. Gazetari Enrik Mehmeti, raporton  se komisoneri është paraqitur që në mëngjes herët në Qendrën e Votimit ku është caktuar, por ka qenë nëna e tij, e cila ka paraqitur një dokumentacion që tregon se është me COVID, që ka bërë të mundur largimin e tij nga Qendra e Votimit.

Gazetari raporton se komisioneri fillimisht ka refuzuar të largohet, por me insistimin e komisionerëve të tjerë, ai është larguar, ku pritet që të kryejë një tampon e të paraqitet përsëri në QV. “Qytetarët janë paraqitur që në orët e para të mëngjesit.

Kjo është dhe situata e çuditshme, është paraqitur e ëma dhe i ka kërkuar që të largohet, ka paraqitur dhe një dokumentacion që është me COVID. Ai është larguar, me insistimin e të tjerëve, do të kryejë tamponin dhe më pas do të kthehet përsëri në QV. I ka kërkuar vetë familjari që të largohet nga QV”, tha gazetari

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME