Categories Lajme

Nënat naftëtare nuk heqin dorë nga greva e urisë përkundrazi: Do marrim dhe fëmijët

Gratë naftëtare vijojnë grevën e urisë në qendrën shëndetësore pranë rafinerisë së Ballshit. Sot është dita e gjashtë e grevës së urisë e tyre.  Në orët e para të mëngjesit dy gra kanë pasur problem me shëndetin dhe janë nisur drejt spitalit të Ballshit për të marrë ndihmë më të specializuar. Gratë shprehen të vendosura se do vijojnë grevën e urisë duke e quajtur kusht të panegociueshëm marrjen e pagave të prapambetura.

Ata shprehen të zhgënjyera nga përfaqësuesit e tyre lokalë dhe kryetari I bashkisë së Mallakastrës. “Jemi të vendosura dhe nëse ndodh ndonjë gjë,  ne do të sjellim dhe fëmijët tanë. Ne nuk kemi në dorë ligjet e shtetit ” thote nje grua. Raporton gazetarja e Ora News, Inelda Vallja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME