Lajme

Nënë e një fëmijë, kjo është 30 vjeçarja që humbi jetën në aksident në Kavajë

Aksidentet tragjike iu kanë marrë jetën katër qytetarëve gjatë 24 orëve të fundit.  30-vjeçarja Rovena Cara, është  e reja e cila u aksidentua paraditen e sotme në fshatin Rrakull të Kavajës.

Ajo ka qenë duke udhëtuar me automjetin tip “Golf” me targa “AA 045 SJ”, në momentin kur humbi drejtimin e tij dhe përfundoi në kanal. Fatkeqësisht e reja ndërroi jetë në vend. Mësohet se 30-vjeçarja ishte e martuar dhe kishte një fëmijë të vogël.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close