Categories Lajme

Nënë Elefteria përfundon përsëri në mes të rrugëve!

Që shëndetësisë shqiptare dhe shërbimit social në vendin tonë i ka dalë boja, këtë zor se mund ta vërë njeri më në diskutim, por pamjet që do të shihni në videon e mëposhtme janë përtej njerëzores. Në mes të rrugës në afërsi të Piqerasit është e shtrirë nënë Elefteria, e cila pak ditë më parë, pa dëshirën e saj u bë objekt i propagandës së qeverisë, që më në fund do t’i gjente një shpëtim dhe do ta largonte nga rruga, ku qendron prej vitesh.

Historia e saj u bë virale nga disa aktivistë në rrjetet sociale, ku ajo shihej duke e ngrënë mizat e krimbat, për shkak të një plage që kishte në këmbën e saj, që kërkonte mjekim e ndërhyrje urgjente. E braktisur nga familja, nënë Elefteria më në fund arriti të merrte vëmendjen e shtetit, dhe të sillej për operacion në spitalin e Traumës në Tiranë, ku siç nuk mund ta kishte imagjinuar ndonjëherë do të vizitohej nga vetë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit betohej e stërbetohej se nënë Elefteries do t’i gjendej një strehë, dhe ditët kur qëndronte në rrugë tashmë kishin marrë fund. Të paktën tashmë mund të jetonte në paqe ditët, muaj apo vitet e fundit të jetës….

Pasi u ndihmua nga strukturat tona të shërbimit socio-shëndetësor në Sarandë, nënë Elefteria, e moshuara e braktisur nga familja, është trajtuar me kujdes nga ekipi i mjekëve kirurgë të spitalit të Traumës. Gjithçka ka shkuar mirë dhe operacioni është realizuar me sukses . Nënë Elefteria është në fazën e rekuperimit dhe më gëzuan pa masë fjalët e saj për stafin e përkushtuar që i shpëtoi jetën. Sapo të jetë gati të lërë spitalin, do të kujdesemi për një strehë të sigurt për të moshuarën e vetmuar”, shkruante Manastirliu në postimin e saj.

Por dritat e aparatëve fotografikë të ministres u fikën shpejt, dhe Elefteria u braktis sërish, në mes të rrugës, atje në Piqeras, ku e njohin të gjithë historinë e saj fatkeqe, por ndihmë nuk i japin dot. Me siguri ministrja do të jetë duke realizuar setin fotografik të radhës, e duke mbushur rrjetin me premtime, që në rastin e Elefteries ia mori era për 9 ditë. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme, denoncuar nga Jolio Dine, anetar i keshillit kombetar te PD, e ku Fax News ka retushuar pamjet e rënda, ku Elefteria është duke rënkuar në mes të rrugës dhe e rrezikuar nga makinat që kalojnë në këtë aks.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME