Te njohësh hallet e qytetarëve, ti vizitosh ata, ti inkurajosh dhe ti ndihmosh sado pak duke ju ngjallur shpresë për jetën dhe familjen e tyre, është një veprim shumë dashamirës.
Me karrocën invalidore që çuam sot te Kafazja, në Skrofotinë, shpresoj që përditshmëria e saj të ndryshojë, të paktën të ketë mundësinë për të parë diellin sepse sëmundja me të cilën ka lindur e ka dërrmuar gjithë jetën.
Nuk mund t’i ndryshojmë jetën, por të bëjmë aq sa mundemi për t’ia përmirësuar. Shumë kush mund të thotë që bëhet për fushatë, po nënë Kafazja kishte kërkuar ta takoja personalisht, dhe ju plotësua dëshira.