Lajme

Nervozizmi i nxjerr zbuluar, çiftit shqiptar i gjendet sasi e madhe lëndë narkotike në banesë

Karabinierët italianë ndaluan makinën e dy të rinjve shqiptarë për një kontroll rutinë, por nervozizmi i tyre, ka nxitur dyshimet e autoriteteve të cilat më pas vijuan kontrollin edhe në banesën  e tyre në të cilën janë gjetur sasi kokaine, marijuane, ekstaze, materiale për paketim dhe të holla në para.

Dy të rinjtë e arrestuar janë Aleksandër Zhava 29 vjeç dhe Lisa Zille 24 vjeçe nga Shqipëria.

Në deklaratën e policisë thuhet se dy të rinjtë shqiptarë nuk ishin në gjendje të justifikonin zotërimin e lendëve narkotike në banesën e tyre.

Të gjitha materialet e gjetura gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar dhe i janë kaluar prokurorisë dhe prokuror i çështjes është Andrea Del Missier.

Arrestimi i tyre është bërë ditën e djeshme, ndërsa të rinjtë pritet të dalin sot para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sasia e drogës së kapur nuk bëhet me dije, ndërsa hetimet për rastin vijojnë, raporton MessaggeroVeneto.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close