Lajme

Nëse gjykata vendos t’i japë vulën Alibeajt, do ta lironi selinë e PD-së? Ja si përgjigjet Berisha

“Edi Rama  e ka vendin në burg”, kështu ka deklaruar kreu i PD Sali Berisha në një prononcim për mediat pas përfundimit të protestës përballë Kryeministrisë.

Berisha u pyet lidhur me vulën, se a do ta lironte selinë e PD nëse gjykata do të vendoste pro kreut të Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj. Berisha nuk pranoi të japë një përgjigje pa dalë vendimi i gjykatës.

Gjithashtu ai shtoi se protesta nuk kishte për qëllim vulën, por korrupsionin që ka goditur vendin, pas sipas tij armik kryesor i shqiptarëve është Edi Rama.

“Mirënjohje për dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe mbushën bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë. E kam thënë nuk kam ndërmend të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Në protestë ishim për Edi Ramën, për ne armik numër një është Edi Rama”, tha Berisha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close