Categories Lajme

“Nëse janë shumicë pse nuk vijnë ta shkarkojnë Bashën në datën 18?”, Agalliu: I rëndë kthimi i skenave që të kujtojnë ’97-tën

Deputeti demokrat në qarkun e Vlorës, Arbi Agalliu i ftuar në emisionin “Të Pathënat” nga Arbi Fortuzi ka folur rreth situatës së paprecendentë brenda PD-së ku partia është ndarë në dy kampe pro-Berishës dhe pro-Bashës.

Në fjalën e tij, Agalliu përsëriti se demorkatët kishin vetëm një luftë ndaj një armiku të përbashkët duke përmendur kryeministrin Edi Rama. Ai u shpreh se ishte kundër retorikave përçarëse brenda PD-së dhe shtoi se duhet të ndiqej rruga e bashkimit dhe jo rruga e përçarjes për shkak të interest personal të një njeriu, duke shënjestruar edhe Sali Berishën.

Ndër të tjera sa i përket Kuvendit të 18 dhjetorit, Agalliu tha se nëse pala tjetër brenda PD ishin kaq të bindur se ishin shumicë atëherë të paraqiteshin në Kuvend për të shkarkuar Bashën.

Arbi Agalliu në emisionin “Të Pathënat” në Fax News:

Takimi i kryesisë së PD me ambasadorët e vendeve të huaja. Kush e bëri ftesën ndaj ambasadorëve?

Sido të jetë, mund të them se mes PD dhe shteteve të cilat këto ambasadorë përfaqësojnë, bashkëpunimi është në nivelet më të larta. Ambasadorët e kanë nënvizuar në mënyrë të theksuar se mbështesin PD-në në rrugëtimin e saj. Ajo çfarë mund të them është pozicionimi i këtyre ambasadorëve në luftën kundër korrupsionit.

Brenda PD janë 2 linja, çfarë do ndodhë në datën 18 dhjetor?

PD ka vetëm një luftë, ndaj Ramës dhe klikës së tij që ka pushtuar këtë vend. Cdo njeri tjetër që mendon ndryshe, është i mirëpritur, por unë jam kundër diskutimeve jashtë institucioneve jashtë nivelit zyrtar. Unë vlerësoj në mënyrë të padiskutuar kontributin e çdo demokati, PD duhet të konsiderohet si një kështjellë e pamposhtur ku secili të japë kontributin cdo person që mendon se e keqja e këtij vendi është Edi Rama, është i ftuar të bashkohet. Në datën 18 dhjetor ky diskutim do marrë fund se kush është shumicë apo pakicë. Unë nuk dua të diskutoj kundër kolegëve dhe demokratëve. Thirrja ime është të jemi të bashkuar dhe të jemi kundër atyre personave të cilët kanë qëllime personale kundër rekomandimeve nga shtetet ku janë demokracitë më të mëdha.

Unë nuk dua ta shikoj si një garë se kush mbledh më shumë persona. Ajo që data 18 do të bëjë është dhënia e mundësisë për të diskutuar. Kjo datë i jep mundësinë kujtdo që mendon ndryshe të japë mendimin e tij. Është e pafalshme gjuha për familjen jashtë familjes. Është e rëndë kthimi i skenave që të kujtojnë vitin 1997.

Nuk ka të bëjë kur mbërriti zoti Berisha apo kolegët e tjerë, ka të bëjë me situata të cilat ata që kërkojnë destabilizim apo të mbajnë peng PD-në, të vjen një ndjesi jo e mirë dhe jo positive. Nuk duhet të ndodhë në PD në atë lloj forme. Unë ftoj këdo të zbatojmë rregullat të gjithë bashkë kundër këtij regjimi.

Mund të ishte data 11 dhe kushdo datë nëse do të zbatoheshin rrugët institucionale. Kur kjo pjesë paska shumicën, cfarë i pengon të vijnë aty në datë 18 dhe ta shkarkojnë aty zotin Basha? Ai që ka shumicën e sfidon pakicën. Unë nuk do doja të ngelesha në këtë pikë por besoj se cdo gjë do tregohet qartë në kuvendin e datës 18.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME