Categories Lajme

Nëse jeton në Shqipëri dhe nuk je çmendur do të thotë që nuk je normal

Nga Zhaklin Lekatari: Nëse jeton në Shqipëri dhe nuk je çmendur do të thotë që nuk je normal. Po, sepse të dëgjosh përditë për vjedhje, manipulime, shfrytëzime, pêrdhūnime me lehtësinë me të cilën pi një gotë ujë, është situatë që të krijon probleme dhe parehati psikologjike.

Të paktën te unë i ka krijuar. I ka krijuar sepse më frustron lufta dhe revolta e përditshme që shkon në vesh të shurdhët. Më çmend apatia me të cilën përballem e cila është si një vdêkje e ngadaltë e përditshme.

Më kthen në një qenie makabre e gjithë kjo dhunë e institucionalizuar e cila nuk gjen shkarkim apo kanalizim.

Nëse kërkoni fajtorë, ktheheni gishtin nga vetja dhe filloni merrni përgjegjësi, filloni të kuptoni fajet dhe gabimet tuaja. Nëse nuk e bëni këtë e them me plot gojë që ju nuk i doni fëmijët tuaj.

Ju jeni disa qenie egoiste që keni frikë të jeni vetja dhe doni ta jetoni jetën e të bukur në sy të të tjerëve. Ju nuk i doni fëmijët tuaj, sepse të duash fëmijët e tu nuk do të thotë të vendosësh një pjatë bukë dhe të koleksionosh dëftesa me nota të shkëlqyera, nuk do të thotë të mbyllësh sytë nga shpulla, nga pija e burrit, nga mungesa e rrogës, nuk do të thotë ta bësh shembullin e lagjes, nuk do të thotë të jetë e virgjër deri në universitet, nuk do të thotë të ulësh kokën nga padrejtësitë, nuk do të thotë të ia varësh çdo problemi, pengese, vështirësie, nuk do të thotë të bëhesh struc.

Të duash fëmijët e tu, do të thotë që do jetën, do zhvillimin, do të ardhmen, do dinjitet, që je i gatshëm të luftosh për diçka të tillë. Apo jam shumë idealiste ? Më shumë se sa duhet sepse besoj që një jetë me dinjitet dhe integritet duhet ta kenë të gjithë, jo të gjithë të barabartë, por të barazvlefshëm.

Ky nuk është një shkrim në të cilin unë do godas apo fajësoj qeverinë, shtetin, strukturat lokale, sepse të gjitha këto janë sisteme të krijuara nga njeriu, të bëra nga njeriu, në përgjithësi të njeriut.

Nuk do them që faji është vetëm i organizmave shtetërore, sepse ne si qytetarë nuk i jemi imponuar këtyre strukturave shtetërore, as e kemi provuar ta bëjmë, por kemi pranuar fatin në heshtje, duke pranuar vobektësinë si sprovë të nuk e di kujt zoti, duke e trajtuar atë si biletën për parajsë. Por dhuna tashmë është fenomen kulturor, është një e keqe që prek të gjitha shtresat dhe të gjitha grupmoshat, si metastazë që sëmur qelizat e shëndetshme, që merr lëngun limfatik, që vjedh jetën.

Prandaj është njeriu (NE) që duhet të reagojë, është njeriu që duhet të marrë masa të menjëhershme, sepse adoleshentja e ardhshme mund të jetë dikush pranë teje, sepse dhuna nuk merr leje, dhuna nuk të lajmëron me telegram, nuk të lajmëron me pëllumb, e-mail ose Whatsapp. Dhuna nuk pyet njeri, dhuna është e heshtur, ndonjëherë e mbuluar, maskuar, lyer, por me pasojat e njëjta. Dhuna duhet adresuar, sepse shëndeti ynë mendor është në rrezik, mirëqenia e shoqërisë tonë është në rrezik. E ardhmja jonë është në rrezik.

Po mirë atëherë çfarë duhet të bëjmë ? Nga duhet të ia nisim, është e rikuperueshme ? A duhet të ketë një strategji të mirëfilltë ? Po, duhet, e kam menduar dhe ajo mund të jetë si vijon:

  1. Implementim, monitorim dhe rregullim të legjislacionit. Kjo pikë kryhet nga organet e qeverisë dhe nga Ministria e Drejtësisë.
  2. Kooperim, trajnim dhe vetëndërgjegjësim të strukturave që varen nga qeveria, nga Ministria e Drejtësisë, nga strukturat ligjzbatuese (policia) dhe nga qeverisja lokale ( bashkitë).
  3. Shërbime dhe struktura të specializuara për të dhunuarit ( të mitur, vajza ose gra) të cilat janë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

4.Edukim, informacion dhe vetdijësim nga Ministria e Shëndetësisë, Arsimit dhe Mirëqenies Sociale.

  1. REVOLTE POPULLORE, kundër sëmundjes së fëmijëve tuaj, kundër rrezikut për sigurinë fizike, për kapacitetin konjitiv, për streset post-traumatike , për shëndetin mendor, probleme të sjelljes. Zgjohuni more njerëz, luftoni për jetën tuaj, askush nuk do e bëj për ju, po ju vrasin fëmijët, zgjohuni. !!!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME