Lajme

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor

Së fundmi, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar në rrjetin social Facebook disa nga simptomat e ekspozimit ndaj motit të ftohtë. ISHP njofton se nëse keni ndonjë nga këto simptoma, duhet të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

“Simptomat e ekspozimit ndaj motit të ftohtë: Konfuzioni, marramendja dhe rraskapitja janë shenja të hipotermisë së mundshme. Zbehja e lëkurës në gri, e bardhë ose e verdhë, mpirja ose lëkura e zbehtë janë simptoma të shkaktuara nga ngrica. Kujdes! Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor”, shkruan ISHP.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close