Categories Lajme

“Nëse më kapin do vij”/ Prej 7 vitesh në kampin Al-Hol në Siri, Elona Shuli arrin të komunikojë me familjarët në Pogradec

Elona Shuli, e cila jeton më familjen e saj në një nga kampet më famëkeqe të njëra nga mbesat e familjes Shuli në Zagorcan të Pogradecit, ka arritur të komunikojë me një nga familjarët ditën e sotme. Vajza ka komunikuar me anë të aplikacionit Whatsapp me kushërirën e saj më të cilën shkruhet se “Nëse me kapin do vij”, çka tregon dëshirën e saj për t’u kthyer në atdhe pranë gjyshërve të saj. 7 vite më parë Krenari djali i familjes Shuli së bashku me bashkëshorten dhe 3 vajzat (Elonën dhe 2 motrat e saj) u larguan drejt kampit Sirian. Ndërsa atje lindën dhe një djalë, ndërkohë që Elonën e martuan. Mësohet se nga kjo martesë Elona lindi një fëmijë. Prej 4 vitesh Krenar Shuli është vrarë, ndërsa bashkëshortja e tij, Adelina është zhdukur duke lënë jetim dhe në kushte të vështira 4 fëmijët e tyre në kampin Al-Hol në Siri dhe nipin.

Ndërkohë, Elona ka shkëmbyer mesazhe dhe me tezen e saj ditën kur ushtarët shqiptarë kanë qenë në kampin e Al-Hol-it. Pas këtyre mesazheve Elonën e kanë lëvizur në një tjetër çadër dhe për pasojë ajo nuk u gjet nga ekipet e shpëtimit. Pak ditë më parë gjyshërit e 5 fëmijëve apeluan në “News24’ për ndihmë
, ndërsa i bënë thirrje shtetit që t’i sjellë ata në Shqipëri. Kujtojmë se të martën 4 fëmijë dhe një grua u riatdhesuan nga kampi i Al-Holit në Shqipëri. (BalkanWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME