Categories Lajme

Nëse nuk rinovoni kartën e identitetit do ju kufizohet lëvizja jashtë Shqipërisë

Ministria e Brendshme vijon apelin drejtuar qytarëve për rinovimin e kartës së identetitetit, për të gjithë shtetasit që janë pajisur në vitin 2009, pasi afati i vlefshmërisë është 10 vjet.  Për të lehtësuar qytetarët në mënyrë që të pajisen sa më shpejt u është krijuar mundësia që ata të aplikojnë edhe në njësi administrative që ata nuk banojnë.

Madje për të nxitur qytetarët ministria do të ndërmarrë dhe një nismë tjetër.  Do t’ju kufizohet lëvizja jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Një ndër to është edhe kufizimi i lëvizjes së shtetasve shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga muaji tetor e në vijim, të cilët, nëse nuk janë të pajisur me një kupon për kartë identiteti, do t’u kufizohet lëvizja për jashtë” informon ministria e Brendshme në një njoftim për shtyp që shpërndau lidhur me aktivitetin  që zv. Ministrja Rovena Voda pati sot në në zyrat e aplikimit të Njësisë 5 në Tiranë.

Aplikimi ne cdo njesi

Shtetasit shqiptarë, të cilëve u skadon karta e identitetit këtë vit, mund të aplikojnë në çdo njësi administrative, pavarësisht se ku banojnë, tha zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda gjatë një inspektimi të zhvilluar në zyrat e aplikimit të Njësisë 5 në Tiranë.

“Një risi tjetër, të cilën unë do të doja që qytetarët të kishin dijeni, është dhe fakti që për të ri-aplikuar për karta identiteti, jo domosdoshmërisht duhet të aplikojnë në njësinë administrative ku ata banojnë. Pra nëse flasim për ri-aplikim të kartave të identitetit, mundet që ata të aplikojnë edhe në një njësi tjetër”.

Zv/ministrja e Brendshme  përsëriti apelin për rinovimin e dokumenteve biometrike për të gjithë shtetasit që janë pajisur në vitin 2009, pasi afati i vlefshmërisë është 10 vjet.

“Ajo çfarë ne do t’u bënim thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, unë si zv.ministre e Brendshme, është pikërisht që të vijnë dhe të aplikojnë sa më parë.”

Më tej, ajo nënvizoi se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë.

“Dëshiroj të them që për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve tashmë zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë. Pra qytetarët, të cilët janë të ngarkuar me punë, punojnë gjatë gjithë javës, apo për shkak të pushimeve lëvizin, mundet që ditën e shtunë të vijnë edhe të aplikojnë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME