Categories Lajme

Nëse rezultojnë pallate me strukturë të dëmtuar, ndjekje penale për investitorët dhe ndërtuesit

/ATSH-Gjergji Mima/ Kryeministri Edi Rama kërkoi sot nga ndërtuesit, investitorët dhe konstruktorët që të riparojnë dëmet që janë shkaktuar në pallatet e ndërtuara prej tyre. Rama zhvilloi sot pasdite një takim me ndërtuesit e pallateve në Durrës që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Kreu i qeverisë tha se këta ndërtues duhet të fillojnë të rindërtojnë të gjitha pallatet që nuk i rezistuan tërmetit dhe pësuan dëme që i kthyen godinat në rrezik për banorët.

Për të pasur garanci se të gjithë rregullimet do të bëhen me cilësinë e duhur, Rama tha se ky proces do të monitorohet nga shteti, me supervizorë të veçantë për të gjitha godinat e dëmtuara që do të rindërtohen nga pronarët. Rama tha se do të jetë detyrë e prokurorisë të ndjekë penalisht ndërtuesit që i kanë bërë strukturat në mënyrë abuzive.

“Sot minimumi që ju takon secilit prej jush është të riparoni dëmet që janë shkaktuar edhe për shkakun tuaj. Natyrisht që dëmet i ka shkaktuar tërmeti. Natyrisht që për të gjitha rastet kur struktura e pallatit rezulton të jetë e padëmtuar është një lehtësim i madh në aspektin e përgjegjësisë. Për të gjitha rastet nëse do ketë të tilla për pallate të ndërtuara pas vitit ’90 të cilat do të prishen, investitorët, ndërtuesit, konstruktorët do t’i çojmë në ndjekje penale. Pastaj natyrisht do të vendosi gjykata se nuk vendos qeveria. Por ajo që unë mendoj është që ata ndërtues janë për burg, ky është mendimi im si popull, por natyrisht ajo që ne na takon është që t’i përcjellim përpara prokurorisë dhe gjykatës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se, “në rastet kur kemi të bëjmë me një dëm sipërfaqësor të gjithë juve ju takon që ta riparoni vetë dëmin, duke pasur në konsideratë standardet teknike që do të imponohen nga institucionet tona. Pra muret të riparohen plotësisht dhe ku ka dëme të tjera sipërfaqësore të riparohen plotësisht. Natyrisht që nuk është as dëshira, as qëllim jonë që të rrisim rreshtin e njerëzve që shkojnë para ndjekjes penale. Por në rast që këtë nuk e bëni ju do ta bëjnë taksapaguesit, që do të thotë dëm ekonomik i dyfishtë që i shkaktohet familjeve, i shkaktohet edhe shtetit dhe për këtë dëm ekonomik pastaj secili do të përgjigjet penalisht. Dhe me shumë gjasë do të shkojë në burg”. “Ju lutem merreni me seriozitet këtë punë. Nuk ka kohë. Njerëzit ne nuk do t’i lëmë në rrugë, por nëse ju do të ngrini kantieret menjëherë, do t’i bëni riparimet menjëherë, do të lehtësoni shumë veten tuaj, ndërgjegjen tuaj, edhe pozicionin tuaj në raport me shoqërinë dhe me ligjin”, iu drejtua Rama ndërtuesve.

Kështu, theksoi Rama, “që mos e mendoni gjatë. Unë nuk dua t’ia di fare se kush është situata juaj ekonomike sot. Dua t’ju them vetëm kaq, më mirë shitini të gjitha çfarë keni dhe ndërtoni ato që janë dëmtuar atje sesa t’i humbni ato që keni dhe të humbni edhe lirinë. Po i bie shumë shkurt, shumë drejt se s’dua të bëj filma. Që nesër bashkia është në dispozicionin tuaj. Hajdeni dhe për objektet që do marrin dritën jeshile nga inspektimi ndërkombëtar gati për të filluar punë. Nuk po ju themi që të shkojmë deri tek dëmet materiale brenda shtëpive, por dëmet e godinës janë përgjegjësi e juaja”. “Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Më vjen aq shumë keq sa nuk ndjej asnjë keqardhje për asnjë prej jush. Sepse nuk mundet dot që të ndërtosh ato struktura aq solide, që do të thotë që ju dini ta bëni punën, ia keni bërë yzmetin punës kur vjen puna tek struktura dhe keni pas frikë, kur vjen puna të mos bësh një gjë që minimumi muri të mos jetë sa kolona që është një parim që e di edhe njeriu i rrugës mjafton që të ketë hedhur dy mistri jo më unë që jam marrë si kryetar bashkie gjatë me këto histori s’ka kuptim”, tha Rama.

“Sot ka mënyra të ndryshme, mund të bëhen me kartonxhes mund të bëhen të lehta fare. Nuk e di është puna e juaj. Ne do t’ju japim standardin, do ju vëmë supervizorin në kokë, se s’kemi besim. Dhe ju do bëni punën. Bëtë punën nga ana jonë jeni në rregull. Pastaj prokuroria ka punën e saj. Ne s’do ta lëmë pa bërë këtë punë. Po nëse ju tërhiqeni, do dal unë dëshmitar në emër të atyre njerëzve. Se i bie që të marrim lekët e taksave dhe nuk shkon kjo punë. Mos kurseni, mos kujtoni se mund të ikni dhe s’do jepni llogari nesër. Ia keni detyrim këtyre njerëzve dhe familjes suaj”, tha Rama. /j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME