Lajme

Nesër fillon sezoni i ri shkollor, Kushi: Ju lutem, respektoni masat anti- Covid

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Kushi ka publikuar një video mesazh nxënësve dhe prindërve, një ditë para nisjes së sezonit të ri shkollor. Në fjalën e saj, Kushi i kushton rëndësi situatës së Covid-19, duke i bërë thirrje nxënësve që të respektojnë masat.

“Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri. Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuajin.

Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë”, tha ndër të tjera ministrja.

Kushi gjithashtu foli edhe për nismën “Librat Falas”, vlera e periudhës së mësimit plotësues që nisi më 1 shtator, mesazhi i maturantit, si dhe rëndësia e kushteve të mira në shkolla për mbarëvajtjen e mësimnxënies, ishin ndër mesazheve të nxënësve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: