Lajme

Nesër në Shqipëri Komisioneri Varhelyi , do të sjellë 145 mijë vaksina Pfizer, takime me Ramën e Bashën

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, do të mbërrijë nesër në orën 10:00, në Rinas, ku do të zhvillojë vizitën e tij zyrtare në Shqipëri.

Komisioneri Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjithashtu, në fund të vizitës së tij të shkurtër në Tiranë, ai do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë, si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga Bashkimi Evropian.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: