Categories Lajme

Nga 1 janari akcizë 6 lekë për litër edhe për gazin që përdoret për ngrohje e gatim

Gazi që përdoret nga popullata do të ketë një akcizë prej 6 lekë për litër, ndërsa deri sot akcizë paguhej vetëm për gazin që përdorej për automjetetet (8 lekë për litër).

Tashmë i gjithë gazi, pavarësisht qëllmit të përdorimit, do të ketë akcizë prej 6 lekë për litër. Aktualisht gazi për konsumatorët familjarë luhatet në një mesatare prej 85 lekë për litër. Aktorët e tregut pohojnë se ashtu siç do taksë tjetër dhe kjo do të transferohet në çmim.

Nga ana tjetër ata janë dakord për këtë unifikim, pasi sipas tyre kishte abuzime të mëdha, teksa një sasi e madhe e gazit futej me qëllim përdorimi për konsum familjar dhe realisht përdorej për automjetetet. Edhe pa këtë akcizë, gazi për përdorim familjar ishte shtrenjtuar, si rrjedhojë e ndryshimeve të tregjeve ndërkombëtare.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, ka parashikuar shfuqizimin e pikës 3 të nenit 51 “Produktet që paguajnë akcizë”, të ligjit, për unifikimin e akcizës për “Gazet e naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike”. Tashmë të gjithë konsumatorët do të kenë të njëjtin nivel taksimi (si për përdorim vetjak ashtu dhe për qëllime biznesi).

Nga unifikimi i akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarburet e tjera gazoike në nivelin 6 lekë/litri pritet që të arkëtohen rreth +375 milion lekë akcizë në vit, ose rreth 3 milionë euro, që pritet të paguhet kryesisht nga konsumatorët familjarë.

Sipas relacionit, Projektligji, synon të vendosë një nivel akcize për gazin e lëngshëm pa diferencuar qëllimin e përdorimit, pasi siç është formuluar ligji aktualisht jep mundësinë e abuzivizmit me sasinë e gazit që nuk paguan akcizë. Pas më shumë se një viti kontrollesh në zinxhirin e plotë të tregëtimit të gazit, është konstatuar se unifikimi është e vetmja zgjidhje për uljen e evazionit në treg.

Nga sasia e importuar e kësaj lënde djegëse, rreth 2/3 nuk ngarkohet me akcizë, që presupozon se nuk përdoret si karburant për automjetet, ndërkohë që vetëm 1/3 e sasisë së importuar deklarohet për përdorim automjetesh dhe ngarkohet me akcizë. Përvoja disa vjeçare ka treguar se administrimi i deklarimit të destinacionit të përdorimit të këtij nënprodukti është shumë i vështirë, duke krijuar mundësi për shmangie nga pagesa e akcizës. Për këtë qëllim është i domosdoshëm unifikimi i nivelit të akcizës për të gjithë përdoruesit.

Ky unifikim ul nivelin e akcizës nga 8 /lekë/lirti në 6 lekë/litri duke ulur edhe koston e përdoruesve të mjeteve motorrike, ndërkohë që rritja e akcizës për përdoruesit e tjerë industrialë dhe familjarë me 6 lekë/litri vërtet do të rrisë koston e përdorimit të kësaj lënde nga ata, por në kushtet kur diferencimi i akcizës lejon shmangien dhe mospagesën e saj, avantazhet krahasuese janë në favor të unifikimit të nivelit të akcizës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME